
Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave tha në studion e emisionit “Arnaustistan” në MCN Tv se Trump ka hequr perden e asaj që ka ndodhur në prapaskenë për 30 vite.
Sipas Beqirajt, Trump po sillet si perandor kolonial dhe se dëmi që do i bëjë Amerikës do të jetë i parikuperueshëm.
Në këto 80 vjet kemi Europën që la pushtet, kemi Kinën, Rusinë dhe në përgjithësi jugun e botës që fitoi pushtet ekonomik. Europa gjatë gjithë kësaj kohe e ka lënë pushtetin. Kam parasysh krijimin e NATO-s, që e la, ose të paktën dhe atë që kishte e mbajti në nivel dhe nuk fitoi pushtet. Dorëzoi sigurinë në duart e Amerikës. Kemi Amerikën që jo vetëm nuk respektoi pushtetin e atyre që po fitonin pushtet, por edhe atë që pati filloi ta përdorte jo me zgjuarsi pas ’94. Jemi në një konstilacion tjetër, bota nuk është më bota e lumtur globale, ku ekonomia do t’i zgjidhte të gjitha por është një botë ku të gjithë liderët duhet t’i kthehen asaj që paraardhësit tanë të ’45 na lanë. Paqja ka nevojë për dy gjëra. Shoqëritë moderne duhet të kenë me vete përveç çantë edhe sigurinë.
Trump-i sot ka hequr perden e asaj që ka ndodhur prapaskene për 30 vite të tëra.
Trump duke qenë një natyrë narcisiste, e pastër narcisiste, po ta shohësh është një person i pastër narcisit është shumë i përqendruar tek vetja, po sillet si perandor kolonia dhe dëmi që do i bëjë Amerikës, mbase jo në kohë të menjëhershme, por në afat të gjatë do të jetë i parikuperueshëm. Kam përshtypjen se nuk i ka bërë të gjitha llogaritë mirë. Nuk është çështje e Trump, por e gjithë Amerikës.
Më tej Beqiraj tha se Europa duhet të krijojë marrëdhënie neutrale, pasi deri tani ka qenë gruaja e burrit të pasur (SHBA-së).
Në qoftë se fillon neutraliteti i Europës, Europa do të jetë në gjendje të jetë neutrale, do arrijë të krijoë disa marrëdhënie neutrale një politikë vetëglobale, ekonimikë nuk e ka të dobët, por ka probleme ekonomua europaine. Të sillet me Kinën në mënyrë neutrale. Deri tani Europa vetëm një herë ka dalë kundër Amerikës në OKB, gjithë herët e tjera ishte gruaja e burrit të pasur por që nuk mbante asnjë qëndrim.



