55 mijë të larguar nga puna prej 12 marsit (VIDEO)

55 mijë të larguar nga puna prej 12 marsit (VIDEO)

Të dhënat e siguruara nga TvT tregojnë se në harkun e një muaji shumë subjekte kanë bërë largime masive nga puna.

Bizneset që kanë bërë më së shumti pushime nga puna janë kryesisht fasoneritë, sektori i turizmit dhe call center-at.

Shifrat e fundit të largimeve nga puna janë vetëm një konfirmim i denoncimeve të bëra për hedhjen në rrugë të mijëra familjarëve që siguronin një pagë mujore në sektorin privat. 

Veç largimeve nga puna, shumë biznese kanë reduktuar pagat për punonjësit.

Pak ditë më parë, Behar Male një prej operatorëve më të mëdhenj në fushën hotelerisë, konfirmoi reduktimin me 30 për qind të pagave për stafin për një periudhë 6-mujore.

Shifra të larta edhe për punonjësit që u është refuzuar paga e luftës.

Aplikimet e miratuara për bizneset janë vetëm 26 mijë nga 62 mijë, ndërsa paga të miratuara për punonjësit  janë rreth 46 mijë nga 114 mijë punonjës.

12 mars – 15 prill

54  917  të larguar nga puna

46  355 paga të refuzuara

24  944  biznese të refuzuara

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy