Refuzohet garancia pasurore, Meta mbetet në qeli

Refuzohet garancia pasurore, Meta mbetet në qeli

Ish-Presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, në vijim të gjykimit ndaj tij.

 

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rrëzoi sot kërkesën e palës mbrojtëse për zëvendësimin e masës së sigurisë, edhe përkundër garancisë pasurore prej 50 mijë euro.

 

Avokati Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat se gjykata nuk u ngrit në lartësinë e detyrës siç e kërkon ligji.

 

Është turpi i drejtësisë së re që Presidenti të mbahet në qelitë e burgut “313”, edhe pse çështja ka kaluar për gjykim. Sot i kërova gjyqtarit që t’ia bëjmë edhe si dhuratë, për ditëlindje, pasi nuk ka rrezik për prishje provash. 

Beteja jonë nuk mbaron këtu, ne do të vazhdojmë më tej. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, pasi i kemi të bazuara në ligj dhe Kushtetutë.

 

Prej tetorit të vitit 2024 kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy