Skënderbeu dhe Dinamo sigurojnë zyrtarisht ngjitjen në Superiore

Skënderbeu dhe Dinamo sigurojnë zyrtarisht ngjitjen në Superiore

Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i Kategorisë së Parë, Skënderbeu dhe Dinamo kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Korçarët triumfuan pastër 4-0 ndaj Turbinës në transfertë dhe shkojnë në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë. Dinamo u mposht nga Lushnja, por mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, pasi përfiton nga humbja e Flamurtarit.

Vlonjatët u mundën nga Tomori minimalisht dhe matematikisht mbeten jashtë luftës për dy vendet e para, pasi Dinamo i ka 3 pikë të sigurta për ndeshjen e radhës, që ishte planifikuar ndaj Tërbunit, të përjashtuar nga kampionati. Kuqezinjtë do të provojnë Superioren nëpërmjet “play off”-it.

Sa i përket ndeshjeve të tjera për javën e 24-t, Apolonia mposhti 3-1 Besëlidhjen, Oriku triumfoi minimalisht ndaj Besës, ndërsa Korabi u ndal në barazim pa gola nga Burreli.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy