Tola: Nuk dimë sa është masa e dëmit nga sulmi kibernetik, jemi në panik bankar, Banka Qendrore duhet të reagonte (VIDEO)

Tola: Nuk dimë sa është masa e dëmit nga sulmi kibernetik, jemi në panik bankar, Banka Qendrore duhet të reagonte (VIDEO)

Sistemi bankar në Shqipëri së fundmi është hakeruar nga hakerët iranianë.

Banka Credins ka pranuar që një prej sistemeve të saj është sulmuar nga hakerat, por thotë se është izoluar dhe nuk është prekur asnjë e dhënë e klientëve të saj.

Por më shumë se kaq, për ekspertin e ekonomisë, Igli Tola, gjendja momentale mund të përkufizohet si panik bankar.

Në studion e “MCN live”, Tola, vlerësoi se teksa ende nuk dimë se sa është dëmi financiar, nga ana tjetër nuk kemi asnjë reagim nga Banka Qendrore e cila duhet të qetësonte dhe të informonte depozituesit.

Në një vend si Shqipëria kur me vite kishim një mosbesim në sistemin financiar dhe duheshin gjenerata të ndryshonte përqasja ndaj kësaj, dhe sa filluam të krijonin një siguri në sistemin bankar, në përfshihemi nga këto sulme.

Fillimisht sulmet ishin në sisteme të tjera online dhe ajo që është e rëndësishme në këtë rast, flasim për shqetësim nga ana psikologjike, sepse tani kemi paniku bankar, sepse jo çdokush ka njohuri ekonomike apo IT, kur njerëzit dëgjojnë këtë, do thotë leket e mia janë në rrezik, ky është mesazhi që merr një qytetar mesatar shqiptar.

Dhe në këtë moment është me rëndësi që paniku bankar të mos përhapet më tej, nëse ka ngelur te 2 banka, është më mirë të bëhet publike. Banka Qendrore, duhet ët reagonte në këtë rast, bilës është më vonesë.

Bankat për efekt marketingu, PR, zgjedhin ta fshehin këtë dhe të mos e bëjnë publike, është imazhi i tyre, është treg konkurrues, ndërkohë rregullatori i këtij sistemi është Banka Qendrore, që duhet të përcjell mesazhin, duhet ët reagonte, dhe në momentin nuk kemi asnjë reagim dhe nuk dimë sesa është dëmi financiar, deri në çfarë mase, apo edhe a është bërë ndonjë deal mes bankave për të mos vijuar publikimin e mëtejmë, nuk e dimë.

Eksperti ekonomik Tola, shprehu frikën se pas këtij sulmi, depozituesit mund të drejtohet drejt tregut informal, që gjë do të sillte pasoja për këtë sistemin bankar shqiptar.  

Besimi i klientëve po vihet në dyshim, ata do të detyrohen të gjejnë mënyra alternative, pra për të gjetur forma të tjera.

Ata mund të drejtohen drejt fajdeve, drejt tregjeve të kriptovalutave, por krahas skenarëve dhe hipotezave, dhe mund të drejtohet drejt financave të rrezikshme, të cilat do të sjellin pasoja për të gjithë sistemin bankar në përgjithësi.

Ky sulm mund të shërbejë me një vazhdë të tregut informal.

Duke marrë parasysh edhe të gjithë problematikat tjera nëpër banka, kjo mund të  jetë qershia në tortë që mund të sjellë goditjen e sistemit bankar, që mund të jetë si ajo e vitit ’97.

Por duhet të jepet një sqarim të publikut sepse publiku i thjeshtë nuk e kupton gjuhën publike, edhe nëse në këto kushte se kuptojmë se deri ku ka arritur ky shqetësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy