
Shefat e lartë të Bashkimit Evropian dhe krerët e Ballkanit Perëndimor do të kenë një darkë jozyrtare sot në Athinë pas një ftese të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të nis prej orës 20:15, me rastin e 20- vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut” e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Pjesë e kësaj darke do të mungojë Shqipëria, e kjo mungesë është komentuar veçmas nga shtypi grek.
Në darkën e sotme sipas ‘Protothemës’, kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi,Jakov Milatovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.
Sipas medias greke ‘Protothemës’, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.
Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet pasi Presidenti Begaj ka një axhendë tjetër.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama nuk u ftua mes tensioneve në rritje për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar dhe në burg për blerjen e votave për zgjedhjet e 14 majit..
Në vend të kësaj, Mitsotakis ftoi presidentin shqiptar Bajram Begaj, roli i të cilit është kryesisht ceremonial dhe nuk përfshin përfshirjen e tij në politikë apo marrjen e vendimeve të mëdha.
Mediat greke raportuan se duke mos ftuar Ramën, Mitsotakis donte të dërgonte një mesazh të qartë se Athina ishte e mërzitur nga rrjedha e ngjarjeve.
Nga ana tjetër, Tirana akuzon Athinën për ndërhyrje në drejtësinë e Shqipërisë, duke u përpjekur të ndikojë në një hetim të pavarur.
Qeveria greke tentoi një “driblim”, duke qenë se në asnjë rrethanë Rama nuk mund të ftohet për të diskutuar perspektivën europiane të vendit të tij, ndërkohë që Beleri qëndron në burg. Kështu ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar Bajram Begai, i cili ka refuzuar dhe kështu fqinji nuk do të marrë pjesë. Është e dukshme, megjithatë, se pas “pranverës” së viteve të mëparshme me perspektivën e bashkëpremtimit për Hagën, marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës janë në një “të ulët barometrike”.
Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit, qëndron pranë Ballkanit Perëndimor si anëtare e familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshiron integrimin e tyre europian, për të cilën ka kushte.
Burimet diplomatike të cituara nga media greke sugjeruan se Athina dëshiron të rivendosë udhëheqjen e saj në rajon si një shtyllë stabiliteti, paqeje dhe sigurie energjetike.



