Dy persona vjedhin postën në Babrru, marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikletë

Dy persona vjedhin postën në Babrru, marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikletë

Filiali i Postës Shqiptare në Babrru ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e kësaj të mërkurë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:15, në Babrru, ku dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare.

Burime policore bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy