Ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchard po zhvillojnë një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se tre ambasadorët: ajo e BE-së, i SHBA-ve dhe i OSBE-së, kanë mbërritur në zyrën e Metës me një draft të përgatitur lidhur me zgjedhjet e 18 qershorit, me qëllim ngërçit politik.
Takimi i diplomatëve të huaj me Metën vjen vetëm pak orë para mbërritjes së dy negociatorëve europianë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.



