Akuzat e Penianit: CIA planifikoi vrasjen e Kim Jong-Un

Akuzat e Penianit: CIA planifikoi vrasjen e Kim Jong-Un

Koreja e Veriut ka akuzuar CIA-n se planifikoi me Korenë e Jugut që ta vrasë liderin e vendit të izoluar Kim Jong-Un.

CIA dhe Shërbimet e Inteligjencës së Seulit kanë bërë një “komplot të egër” duke përfshirë “substanca biokimike” për ta vrarë liderin e shtetit gjatë një ceremonie publike në Penianit, tha ministria në një deklaratë për mediat shtetërore atje, shkruan Daily Mail

Për CIA-n “vrasja me substanca biokimike duke përfshirë substanca radioaktive dhe substanca helmuese nano është mënyra më e mirë që nuk kërkon qasje në target, dhe rezultatet e tyre do të paraqiteshin vetëm pas gjashtë ose dymbëdhjetë muajsh”, tha Ministria e Koresë së Veriut në një qëndrim për mediat shtetërore të premten.

Ministria e Koresë së Veriut ka kërcënuar se do të lansojë “sulm anti-terrorist” kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut pas pretendimeve për komplotin e vrasjes.

“Do t’i shkatërrojmë terroristët e CIA-s dhe Shërbimit Inteligjent të Koresë së Jugut që kanë për qëllim vrasjen e liderit suprem”, tha Ministria e Sigurisë së Koresë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy