Atentati i dytë/ Papa: Shqetësuese, FBI do të sqarojë si autori i dyshuar ka pasur dijeni për lëvizjet e Trump

Atentati i dytë/ Papa: Shqetësuese, FBI do të sqarojë si autori i dyshuar ka pasur dijeni për lëvizjet e Trump

Një tjetër tentativë për të eliminuar ish presidentin Donald Trump, njëherësh kandidatin potencial për garën presidenciale që vjen vetëm pak jave pasi i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim në Pensilvani.

Lidhur me këtë gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve u shpreh se vajtja për atentat është shqetësuese, ndërsa theksoi se autori i dyshuar ka qëndruar 12 orë në pritje të realizimit.

Sipas tij autori njihet si person problematik, ndërsa FBI do të sqarojë faktin se si ai ka pasur dijeni për lëvizjet e Trump.

Ishte një orvatje për atentat është diçka shqetësuese por vjen nga retorika e madhe e urrejtjes nga të dyja krahët. Doja të thoja se media amerikane ishte e matur më shpejt lajmi është dhënë në Evropë. Autori i dyshuar i identifikuar si Ryan Wesley Routh, ka pasur një kamer gopro, një dylbi snajper dhe dy çanta të tjera. Ai njihet si një njeri problematik që ka pasur akuza ndaj tij se ka qenë deri në Ukrainë për të rekrutuar ushtarë nga Afganistani.

Problemi është se si personi në fjalë ka pasur dijeni për itinerarin e Trump. Është e vështirë të sigurosh perimetrin e një ish presidenti dhe në një fushë golfi me përmasa të mëdha. Ndaj Trump ishte 300-500 metra, me dylbi ishte brenda rrezes. Nëse agjenti pararojës nuk do kishte kaluar mbase Trump do i ishte rrezikuar përsëri jeta sot.

Me protokoll Trump e merr mbrojtjen si ish president dhe jo si kandidat, ndaj pas atentatit të parë nuk bënë më fushata të hapura, por në një fushë golfi është e vështirë të afrohet mbrojtja, por pas kësaj mendoj se Biden duhet të nxjerr një urdhër mbrojtje për të, të paktën njësoj si Harris.

Tjetra ishte se gjuha e urrejtjes është nga të dyja krahët, kjo bënë që njerëz të caktuar në këtë vend të madh të kryejnë këto veprime. Ky atentat mund të rrisë diçka tek ana e republikanëve. Këto gjëra që ndodhin tregojnë dobësinë e sistemit dhe urrejtjen e madhe nga të dyja krahët. Harris dhe Trump deri tani janë thuajse në nivele të barabarta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy