
Duke nisur nga dita e nesërme, shkollat e sistemit parauniversitar aplikojnë orarin e ri “3 lëndë në 6 orë”. Por nisma e paralajmëruar nga Ministria e Arsimit pak javë më parë ka shkaktuar debate në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kërkoi informacion në lidhje me konsultimin para shpalljes së kësaj nisme. Vendimi është marrë më 10 janar dhe deputetët kërkuan të dinin nëse mësuesit janë pyetur para, apo pas kësaj date, për të cilën ministrja tha se janë konsultuar pas datës 10.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se modele të ngjashme aplikohen me sukses në Britani, Finlandë, Holandë e vende të tjera perëndimore.
“Është rruga e duhur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha shqetësimeve. Më lejoni t’u bëj me dije që në momentin që ka ndryshuar orari mësimor nga 6 ditë në 5 ditë dhe atëherë ka qenë janar dhe një riplanfiikim i planit mësimor. Jemi në të njëjtat, madje shumë më përpara, kushteve lehtësuese për nxënësit dhe mësuesit, një moment që nuk duhej ndaluar për asnjë lloj arsyeje”, tha ministrja Nikolla.
Debati:
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?
Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një cështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën “3 lëndë në 6 orë”, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në çdo shkollë.
PD, Luan Baçi: Mua nisma më ka pëlqyer duke ditur ngarkesën e nxënësve, nuk mund të jem hipokrit. Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit mësimor.
Albana Vokshi: Po grupin e punës e keni ngritur në nëntor, po të cedojnë datat, ju nuk dini të qeverisni, dhe si të nxirrni urdhrat. Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat, cdo gjë e keni në shkelje.
Deputeti Ismet Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje.
Albana Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani… Ministre, në 9 janar, kryeministri juaj dhe i joni tha se kemi diskutuar për nismën. Pra, ka ardhur nga portali, zonja mësuese, ministres ish-mësuese, pasi ndryshe ka folur kryeministri. Unë i besoj kryeministrit, që tha propozimi ka ardhur nga një zonja.
Lindita Nikolla: Jam e kënaqur me nismën e mësueseve, ju (Vokshi-Boçi) bëtë një duet këtu…
Albana Vokshi: Ashtu si ju çift me kryeministrin, ne bëjmë duet…Këtu na thuaj nëse mësuesit janë testuar para apo pas 10 janarit.
Lindita Nikolla: Mësuesit janë trajtuar pas datës 10 janar. Nga raportimet e shkollave kërkohet adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator. Nisma lehteson mesuesit dhe nxenesit.
Nikolla: Kemi marrë eksperiencën e Greqisë, Italisë, Finlandës apo Holandës.
Vokshi: Nuk është aspak e vërtetë, këto vende nuk e kanë kështu.



