Ndryshon kalendari i festave zyrtare, qeveria miraton ndryshimin në ligj

Ndryshon kalendari i festave zyrtare, qeveria miraton ndryshimin në ligj

Një projektligj i hartuar nga Ministria e Kulturës, me kërkesën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, synon ndryshimin e një prej festave zyrtare në vendin tonë. Sipas ndryshimit të parashikuar në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” synohet vendosja si festë zyrtare Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës (data 5 shtator) dhe heqjen si festë zyrtare e Ditës së  Lumturimit të Nënë Terezës (data 19 tetor). Ky ndryshim propozohet me argumentin se Dita e Shenjtërimit është një ditë më e rëndësishme nga pikëpamja fetare.

Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II nw 19 tetor 2003, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010, që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore, ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy