Të gjithë e përjetojnë izolimin në mënyra të ndryshme, ashtu si dëshirojnë, madje edhe përtej vetvetes. Ky është rasti i Pedro Aldomovar, i cili në karantinën e tij në Madrid zbulon një pasion të paparë për James Bond "Goldfinger".
Kjo është konfirmuar nga regjisori fitues i Oskarit në një ditar të madh rrëfimesh, plot sharm dhe surpriza, në faqen e internetit spanjolle "Eldiario.es".
Ai shkruan: "Nata mbi qytet' nga Jean-Pierre Melville, unë zgjedh ta shoh si një film pasdite, por në mbrëmje jam befasuar nga vetja kur zgjedh një film të James Bond, saktësisht "Goldfinger". Për ditë të tilla si kjo (kjo është ajo që mendova) më e mira është t’i japësh vetes argëtim të pastër, arratisje të pastër.
Kur shoh "Goldfinger ", atëherë jam vërtet i lumtur me zgjedhjen, por e kuptoj që ishte filmi që më zgjodhi mua. Unë eci lart e poshtë në shtëpi pikërisht në atë korridor ku Julieta Serrano (aktorja që luante nënën e saj në 'Dolor y Gloria') u ankua te Antonio Banderas se nuk kishte një djalë të mirë, duke mu referuar mua", thotë regjizori i cili po i kalon ditët e tij të karantinës vetëm në banesën e tij në perëndim të Madridit.



