Banorë të fshatit Seman kanë protestuar kundër punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e gazsjellësit TAP pranë zonës së tyre.
Përdorimi i makinerivë të rënda që përdoren nga firma kanë bërë që rrugët që lidhin këtë fshat me akset kryesore të jenë jenë amortizuar, duke u bërë pothuajse të pa kalueshme nga automjetet e banorëve.
Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta deri në normalizimin e situatës.



