Shpërthim i fuqishëm në Gaza, vriten tetë ushtarë izraelitë

Shpërthim i fuqishëm në Gaza, vriten tetë ushtarë izraelitë

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës, ka konfirmuar ushtria izraelite. Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah.

Tetë të vdekurit besohet se kanë qenë duke lëvizur në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar.

Drupal Ad

 

 

 

Bëhet e ditur se ky sulm vjen në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit atje dhe operacionit të tij për të shpëtuar pengjet e mbetura të marra nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Ndryshe, më shumë se 37 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gazë.

Ndërsa incidenti i fundit konsiderohet si më vdekjeprurësi për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë u vranë nga shembja e dy ndërtesave në Gazën qendrore.

Siç raportohet, sulmet izraelite në Rafah deri më tani kanë zhvendosur më shumë se një milion palestinezë, duke i detyruar ata të vendosen në zona me pak ose aspak të qasje në ushqim, ujë ose strehim të sigurt.

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz pritet të “përballen me vdekjen ose urinë deri në mes të korrikut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy