Fshati në Itali ku mund të blesh një shtëpi për 1 euro (FOTO)

Fshati në Itali ku mund të blesh një shtëpi për 1 euro (FOTO)

Një fshat në Sardenja, Itali, ka nxjerrë në shitje shtëpitë e tij për vetëm 1 euro. Ollolai shtrihet në zonën malore të ishullit të Sardenjës. Aty janë 200 shtëpi, të cilat mund të blihen për vetëm një euro secila. Ollolai rrezikon të kthehet në një fshat fantazmë, për shkak të rënies së numrit të popullsisë. Nga 2250 banorë që jetonin aty vite më parë, tani kanë mbetur vetëm 1300, ndërsa lindjet kanë rënë në mënyrë drastike.

Duke parë pamjet piktoreske të fshatit, shumë mund ta konsiderojnë këtë një mundësi të shkëlqyer. Por ka një kleçkë. Blerësit duhet të firmosin një kontratë që i detyron të rikonstruktojnë shtëpinë që blejnë dhe ta mobilojnë atë. Kostoja për këtë është përcaktuar: rreth 20 mijë euro në 3 vjet.

Por pavarësisht kësaj, kryetari i komunës, Efisio Arbau , thotë se oferta do të tërheqë shumë njerëz. “Krenaria jonë qëndron te e kaluara. Ne kemi qenë gjithnjë njerëz të fortë dhe nuk do ta lëmë fshatin të vdesë”, thotë ai.

Shtëpitë e braktisura janë blerë nga komuna, e cila i ka nxjerrë në shitje. Duket se ideja e Arbau-t ka pasur sukses. Deri tani ai ka marrë 100 kërkesa për blerjen e shtëpive, 3 prej tyre janë shitur tashmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy