Adrola Dushi, ish- Miss Universe Albania, e cila prej më se një viti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka një peng të madh.
E ftuar në puntatën e parë të emisionit “Lart e Poshtë” në ekranin e RTSH1-HD, bnukuroshja shqiptare që po zhvillon karrierën në New York, ndau detaje me ndjekësit e saj, përfshirë dhe nga jeta private dhe të birin.
“Adrola si mami? Për Troin jam një Adrolë tjetër, që absolutisht askush tjetër nuk mund të më njohë. Jam e sigurt për këtë. Por u bë pak kohë që unë Troit po i mungoj jashtëzakonisht shumë dhe ky është ai meraku, ose pishmani im më i madh, që gjithmonë sa herë jam në ato mendimet e mia të këqija them nuk e di, unë vetes nuk do t’ia falë kurrë këtë moment që po kaloj me Troin realisht, por nuk e di a do të ma falë ndonjëherë Troi. Pastaj them, shiko po të mos kem para kur të rritem nuk do më dojë fare Troi, kështu që më duhet të investoj pak këto kohë”, përfundon Adrola duke qeshur.



