Vdes reporterja ukrainase e kapur nga Rusia

Vdes reporterja ukrainase e kapur nga Rusia

Gazetarja e re ukrainase, Victoria Roshchyna, e cila u zhduk në gusht 2023 ndërsa raportonte në territoret lindore të pushtuara nga rusët, ka vdekur në Rusi.

Lajmi njoftohet nga Petro Yatsenko, zëdhënës i shtabit koordinues të të burgosurve të luftës në Ukrainë.

Rrethanat e arrestimit të saj nuk janë bërë publike dhe është e paqartë se ku mbahej në Rusi.

Victoria Roshchyna u zhduk në gusht 2023 kur babai i saj mori një letër nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë ku thuhej se vajza e tij ishte në Rusi, por nuk ishte e qartë se ku po mbahej. Agjencia ruse e lajmeve Mediazona raportoi se 28-vjeçarja vdiq teksa po transferohej nga një burg në Taganrog, pranë kufirit me Ukrainën.

“Fatkeqësisht, informacioni për vdekjen e Victoria është konfirmuar”, tha Yatsenko.

“Ne e njihnim Victorian. Ky është një lajm jashtëzakonisht i trishtë për ne dhe për të gjithë gazetarinë ukrainase. Është shumë herët të flasim për rrethanat e vdekjes, po punojmë për t’i përcaktuar ato.

Gazetarja ka punuar si profesioniste e pavarur për agjenci të ndryshme të lajmeve të pavarura, përfshirë Ukrainska Pravda, dhe ka bashkëpunuar me shërbimin ukrainas të agjencisë së lajmeve të financuara nga SHBA, Radio Evropa e Lirë.

Në vitin 2022, ajo u nderua me çmimin “Guximi në Gazetari” nga Fondacioni Ndërkombëtar i Medias së Grave për raportimin e saj nga Ukraina lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy