Sulm masiv në Kabul

Sulm masiv në Kabul

Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një shperthim të fuqishëm me makinë- bombë. Shpërthimi ka ndodhur ne mwngjesin e sotëm në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, afër pallatit presidencial dhe amabasadave të huaja, ka bërë të ditur policia.

Numri i viktimave ende nuk është bërë i ditur.

Zëdhënësi i policisë Basir Mujahid, ka thënë se shumë përsona janë vrarë dhe plagosur afër hyrjes së Ambasadës Gjermane.

“Ishte një makinë- bombë afër Ambasadës Gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë, " ka thënë Mujahid.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Publik, ka thënë se të paktën 67 persona janë dërguar në spitalet në Kabul pas shpërthimit.

Najib Danish, zëvendësi i zëdhënesit të Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar se rreth 5 persona janë vrarë apo lënduar.

Danish ka thënë se shpërthim ka qenë aq i madh sa që 30 automjete janë shkatërruar apo dëmtuar.

Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy