Atentati/ Milo: Ngjarje e hidhur, por do ndihmojë Trump-in në garë. Republikanët do mobilizohen (VIDEO)

Atentati/ Milo: Ngjarje e hidhur, por do ndihmojë Trump-in në garë. Republikanët do mobilizohen (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi atentatin ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, e konsideroi një ngjarje të hidhur nga e cila duhet të dalin mësime.

Sipas Milos ngjarja e ndihmon Trump-in në prag të zgjedhjeve të nëntorit dhe do të mobilizojë elektoratin republikan.

Milo tha se ka një thellim të polarizimit në shoqërinë amerikane. Ai vë në dukje se me gjestin e grushtit lart Trump tregoi vendosmëri për ta vazhduar garën duke dëshmuar kurajo.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Nuk është hera e parë në historinë e SHBA që ka atentate ndaj Presidentëve në detyrë, apo ndaj kandidatëve gjatë fushatave zgjedhore. Janë një numër i madh nga Lincoln deri në aktin e fundit të djeshëm. S’duhet të harrojmë që është vrarë John Keneddy dhe vëllai i tij. Në historinë e SHBA s’është ngjarje unikale, por është e dënueshme.

Asgjë s’justifikon ngjarje të tilla të karakterit terrorist, që janë produkte të shoqërisë amerikane të polarizuar. Edhe kjo fushatë ka tendenca polarizuese, dhe një nga treguesit është edhe ngjarja që ndodhi dje. Teoritë e konspiracionit që artikulohen janë pa baza. Ende FBI s’ka arritur në asnjë konkluzion. Supozimet që është shtyrë nga e majta ekstreme, apo e djathta, janë pa baza, shpenzime pa kosto për lojëra politike.

Duhet që kjo ngjarje të reflektohet shumë më thellë nga institucionet e specializuara amerikane, që të parandalojnë ngjarje të tilla. Është një ngjarje e hidhur, prej së cilës duhet të dalin mësime të rëndësishme. Shoqëria amerikane s’është ideale, ka edhe ajo konfliktet e saj të brendshme, që shpesh herë janë të thella dhe ekstreme, por duhet të krijohet një atmosferë e shëndetshme në fushatën që ka filluar.

Ndikimi i parë i ngjarjes është që do mobilizojë elektoratin që voton për republikanët. Edhe ca pakënaqësira që mund të jenë brenda kampit republikan, të mund të bashkohen. Të gjitha strukturat e republikanëve do dëshmojnë solidaritet dhe angazhim të madh. Ngjarja e ndihmon Trump-in. Jemi gati 5 muaj. Në këto 5 muaj s’dihet se ç’faktorë do ndërhyjnë në jetën politike amerikane, si do ta zhvillojnë fushatën dy kandidatët kryesorë. Trump tregoi vendosmëri për ta vazhduar garën deri në fund. Atentati ka shërbyer si akt mobilizimi i elektoratit të Partisë Republikane.

Trump dëshmoi vendosmëri. Dha një mesazh që jam këtu dhe do qëndroj këtu. Një mesazh që inkurajon zgjedhësit dhe mbështetësit e tij. Një akt që dëshmon edhe kurajo, edhe burrëri, vendosmëri. Nëse republikanët do dinë ta shfrytëzojnë ngjarjen, do shpjerë ujë në mullirin e tyre”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy