Tenori Agim Hushi është hedhur kohët e fundit në kampin e opozitës. Pas pjesëmarrjes në protestën e PD-së në çadër disa ditë më parë, Hushi ka postuar sot në “Facebook” disa foto, ku shfaqet në krah të Lulzim Bashës.
“Në drekë sot me kryeministrin e ardhshëm, zotin Basha dhe mikun e parlamentit austriak, zotin Michael, që erdhi nga Viena, përshëndeti aksionin qytetar të PD-së, udhëhequr nga zoti Lulzim Basha!”, shkruan Hushi.
Tenori i njohur ka qenë kandidat për deputet i PS-së në Kavajë. Ai ka garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 përballë Sali Berishës.



