
Teksa kanë ngelur tre ditë deri në zgjedhjet vendorë të 14 majit, në studion e “Të Paekspozuarit”, u analizu qasja e dorës së krimit dhe mundësitë e shtrirjes së saj në fushatën zgjedhore të partive konkurruese politike në vend.
Gazetari i kronikë, Artan Hoxha, analizoi faktin se rëndom si edhe në zgjedhjet e kaluara, bota e krimit është aktive në qarqet ku rezultati është më i ngushtë.
Sipas tij, ata mund të ndikojnë në rezultatin final të zgjedhjeve në këto zona të ndjeshme.
Ku përfshihet bota e krimit, aty ku fitorja është e qartë, s’ka nevojë për botën e krimit se ti fiton pa ta. Ata janë të domosdoshëm ku ka garë, ku ka ekuilibra, aty ku fitorja vendoset nga një diferencë e vogël e votave.
Aty ata bëhen determinues. Ose duke i dhënë vota njërës palë, ose duke dekurajuar votat gri që i shkojnë palës tjetër.
Kjo është ajo që bëjnë zakonisht në terren, përfshirë edhe faktin se ditët e fundit ata futen edhe me para duke dhëne sidomos në disa zona më të varfër të qytetarëve dje hyjnë më para e deformojnë votën. Ajo që kam vënë re gjatë fushatës zgjedhore, është parë prezenca e krimit, vetëm në zonat ku rezultati është më i afërt.
Por mesa duket edhe forcat politike edhe për faktin se çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara, janë përpjekur ti mbajnë sa më larg dhe ti mos i ekspozojnë, ata të mos duken dhe te vihet re prezenca e tyre publikisht.



