Tensionohet situata, Nikoliç: Do dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë

Tensionohet situata, Nikoliç: Do dërgoj ushtrinë serbe në Kosovë

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, tha se, ai do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, sepse ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë dhe “Metohi”. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe Presidentit. Dhe ajo që unë kam thënë se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë është qëndrim i Këshillit për Sigurinë Kombëtare “, ka thënë Nikoliç për portalin serb Kurir, transmeton “Zeri.info”.

Ai tha se ka pasur marrëveshje që Serbia nuk do të përdorë të drejtën e saj në bazë të rezolutës 1244 që të dërgojë 1,000 trupa në Kosovë, nëse njësia ROSU nuk shkon në veri, transmeton “Zeri.info”.

“Ne kemi premtuar gojarisht, kurse për ROSU-n kemi nënshkruar marrëveshje. Ata kanë shkelur marrëveshjen, dhe tani ne kemi një kartë atu për bisedimet në Bruksel, ku duhet të kërkojmë garanci se ROSU kurrë më nuk do të shkel në veri, për të respektuar marrëveshjen, sepse atëherë edhe ne i respektojmë premtimet që nuk do të kërkohet nga OKB-ja për të siguruar qasje për forcat e armatosura serbe në Kosovë, për të ruajtur ndërtesat fetare dhe trashëgiminë serbe”, tha Nikoliç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy