
Nga operacioni i koduar "Flex", Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë.
Sipas bluve të kryeqytetit, në pranga janë vënë Julian Zela 36 vjeç, Sajmir Hoxha 44 vjeç, Besnik Mansaku 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli 36 vjeç, të katërt banues në kryeqytet.
Policia deklaron se këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J.Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”.
Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.
Sekuestrimet
Është sekuestruar në total, nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve:
– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
– mjet prerës (thikë)
– 4 aparate celular
– pranga
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës".



