Tre shtetet më të lumtura në botë

Tre shtetet më të lumtura në botë

Republika Domenikane, Sri Lanka dhe Tanzania arrijnë në krye të renditjes së vendeve më të lumtura në botë.

Një fakt i tillë vërtetohet nga një studim i kryer çdo vit si pjesë e Projektit Global World, bazës së të dhënave më të madhe në botë për mirëqenien mendore të planetit.

Studiuesit e neuroshkencës së Sapien Labs përditësojnë vazhdimisht të dhënat duke përdorur kritere shkencore.

Misioni i tyre është që të përpiqen të kuptojnë mendjen njerëzore dhe mekanizmat që e bëjnë atë të funksionojë më mirë në bazë të dimensioneve kryesore si disponimi, perspektiva, motivimi personal, lidhja mendje-trup, elasticiteti dhe aftësitë njohëse, vetëm për të përmendur disa.

Global Mind Project ka më shumë se një surprizë të përgatitur këtë vit: para së gjithash, ai konfirmon se bota nuk është rikuperuar ende plotësisht, për sa i përket shëndetit mendor, nga epidemia e Covid.

Megjithatë, ka vende të cilat, pavarësisht nga pasojat sociale dhe ekonomike të koronavirusit, në përgjithësi kanë arritur të bëjnë më mirë se të tjerët, duke mbetur mesatarisht më optimistë dhe të aftë për të reaguar ndaj problemeve.

Republika Domenikane fiton titullin prestigjioz të kombit më të lumtur në planet, e ndjekur nga Sri Lanka dhe Tanzania, vendi më i lumtur në kontinentin afrikan.

Raporti, shpjegon organizata Sapien Labs, fokusohet në mirëqenien mendore duke ofruar kështu “një vizion të evolucionit të gjendjes mendore të popullsisë globale të aktivizuar nga interneti”.

Neuroshkencëtarët e grupit sqarojnë se “mirëqenia mendore nuk është sinonim i lumturisë apo kënaqësisë, por i aftësive mendore dhe funksionimit të mendjes për të përballuar dhe menaxhuar jetën dhe streset e saj”.

Përditësimi vjetor u bazua në të dhënat e mbledhura në vitin 2023 përmes një sondazhi të një kampioni heterogjen prej gati 500 mijë individësh, që vijnë nga 71 vende ku fliten 13 gjuhë të ndryshme.

Përgjigjet e dhëna nga të intervistuarit janë kalibruar me një sërë vlerësimesh nga të cilat është marrë masa në Mhq (masa e mirëqenies mendore) e çdo vendi të marrë në shqyrtim.

Nga Projekti Global Mind, del se Mozambiku, Bregu i Fildishtë, Kameruni, Tunizia dhe Angola janë ndër dhjetë vendet më të lumtura në kontinent.

Afrika e Jugut, është vendi me përqindjen më të lartë të të intervistuarve që deklarojnë se janë në vështirësi ose me mirëqenie të dobët mendore.

Jo të gjitha vendet, natyrisht, përfaqësohen dhe për rrjedhojë monitorohen nga studiues, pasi në Evropë vetëm Spanja, Portugalia, Anglia, Franca dhe Gjermania morën pjesë në sondazh.

Proporcionalisht më të shumtë janë vendet pjesëmarrëse nga zona e Lindjes së Mesme: Emiratet, Iraku, Arabia Saudite, Jordania, Jemeni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy