
Ikona e popit, Elton John është renditur i 8-i në Britani për albumin e tij surprizë të krijuar gjatë izolimit nga Covid-19.
Albumi u regjistrua gjatë periudhës kur turneu i tij u shty nga pandemia dhe një sërë bashkëpunimesh janë pjesë e tij. John bashkëpunoi me Dua Lipa, Stevie Nicks, Gorillaz dhe Lil Nas X për albumin e shumëpritur nga të gjithë.
Shumë duete u zhvilluan në Zoom, ndërsa të tjera u zhvilluan në studio nën rregulla të rrepta sigurie.
Elton tha se ai përfundoi duke kënduar me artistët "të ndarë nga xhami i ekranit".
Në kopertinën e albumin Elton John shfaqet i veshur me maskë anti-Covid.
Elton, 74 vjeç, tha se i pëlqente "të dilte nga zona e tij e rehatisë" dhe të punonte me bashkëpunëtorët.
Albumi nis me bashkëpunimin me Dua Lipa, Cold Heart (Pnau Remix), një përzierje e hiteve të Elton Rocket “Man, Sacrifice, Kiss the Bride” dhe kënga e albumit të vitit 1976 “Where's the Shoorah?”.



