Heqja e vizave për Kosovën, Spahiu: Ka rrezik të boshatisjes së vendit nga të rinjtë (VIDEO)

Heqja e vizave për Kosovën, Spahiu: Ka rrezik të boshatisjes së vendit nga të rinjtë (VIDEO)

Nga kjo e hënë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Lidhur me këtë ngjarje analisti Nexhmedin Spahiu tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se është një sukses për qytetarët e Kosovës, por jo aq sa rimarrja e Veriut.

Duke vijuar më tej Spahiu theksoi se tashmë ka një rrezik të boshatisjes së vendit nga ana e të rinjve, pasi ata do të përpiqen të gjejnë një jetë më të mirë në Perëndim.

Liberalizmi i vizave është një sukses për të gjithë ata qytetarë që kanë qenë të poshtëruar për të gjithë ata qytetarë që kanë qenë duke u varur nëpër ambasada, dhe duke paguar shumë të mëdha për të marrë vizat. Tani kanë një mundësi të lëvizin lirshëm, por ka rrezik të boshatisjes së vendit nga ana e të rinjve që do përpiqen të gjejnë një jetë më të mirë në Perëndim.

Në Spanjë nuk do të mund të udhëtohet, edhe pas këtij liberalizimi të vizave, do të ketë një përjashtim.

Është i hap më i madh drejt njohjes, por jo vetë njohja. Ajo çfarë pritet të ndodhë në vitin në vijim, që është implementimi i planit franko- gjerman ku Serbia do të detyrohet të hapë misionin e  përhershëm diplomatik në Beograd dhe të ngrejë flamurin e Kosovës mbi objekt, kjo është njohje “de facto” dhe “de juro” e Kosovës, nëse ndodh ky është hapi më i rëndësishëm që ka Kosova në këto 25 vite.

Mund të ketë. Varet sesa qytetarët do të jenë të prirur për të braktisur vendin. Liberalizimi i vizave është një mundësi për studentët, punëtorët, biznesmenët që të lëvizin drejt Perëndimit. Është mundësi e mirë për ata që duan të braktisin vendin. Çdo familje kosovare gjysmën e pjesëtarëve i ka në Perëndim dhe është më e lehtë dhe joshëse për të rinjtë që të shkojnë të vizitojnë të afërmit dhe të gjejnë punë apo të martohen atje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy