Muhaj: Rugova, produkt i epokës së vet. Ka dimension të paarritshëm (VIDEO)

Muhaj: Rugova, produkt i epokës së vet. Ka dimension të paarritshëm (VIDEO)

Sot shënohen 19 vite nga ndarja nga jeta e ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cilësuar ndryshe si Mandela i Ballkanit. Historiani Ardian Muhaj tha në studion e MCN se Rugova ishte produkt i epokës kur jetoi dhe kjo i jep një dimension të paarritshëm.

Çdo figurë e rëndësishme, më shumë sesa shqetësimin e vet, ka pasur sesa ne përfitojmë prej tyre. Modeli që ai ka lënë është një model që ka dy shtylla kryesore. E para është produkt i epokës së vet. Sot nuk mund të kemi një Rugovë, sepse epoka nuk është e një figure të tillë. Si figurë është një figurë që ka qenë figura e duhur në momentin e duhur. Ka pasur unanimitet shumë të madh brendakombëtar në epokën e tij dhe është përpjekur që shovinizmin serb të përpiqet ta frenojë. Edhe Ismail Qemali nuk e kishte këtë luks. Kjo i jep dimensionin e paarritshëm. Ideja më e rëndësishme ishte ideja që matja e fuqisë, e situatës dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje të një situate në dukje të pazgjidhshme deri në momentin e krijimit të kushteve që ne të vinim në pozita force. Vendimi i tij nuk ishte thjesht i tij, por i gjithë shoqërisë. Qasja që Rugova e artikuloi publikisht, shumë radikale në kërkesë, ishte edhe thelbi i qenies së tij politike.

Ishte i njëjti shtet me të cilin po përballej shoqëria në Kosovë që po kryente një agresion të hapur, në Bosnje. Nëse Millosheviçi ishte aq agresiv, aq i vendosur për të kryer masakra, imagjino sa duar të lira fillimisht dhe sa e pambrojtur ishte Kosova në këtë situatë.

Muhaj tha më tej se figura e Rugovës shkon në sinkron me aktivitetin e UÇK-së në fund të viteve ’90.

Nga këndvështrimi i sotëm, UÇK nuk e zbehu aspak rolin e Rugovës. Ishin në sinkron të dyja. Diplomacia e zgjuar bie ndesh me vetëorganizimin për mbrojtjen nga represioni i përditshëm. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën. Ka një element që është situata e ndryshimit në Serbi. Tranzicioni ishte i tillë që pavarësisht mbështetjes së Shqipërisë në atë kohë, mundësitë ishin të limituara. Rugova nuk mund ta luante rolin e ushtarakut. Në vitet e para, kur Rugova ishte pjesë e spektrit politik, këto diskutime me kalimin e kohës është arritur te ideja që Rugova bëri atë që duhej të bënte, aq sa mund të bënte. Që të gjithë e kryen detyrën e tyre në pozicionin e tyre. Besoj se duhet t’i shohim në komplementaritet të dy këto.

Duke u ndalur te dialogu Prishtinë-Beograd, Muhaj tha se nuk do të kishte rezultate të ndryshme nga sot, edhe nëse Kosova do të përfaqësohej nga Rugova.

Një dialog ka dy palë. Problemi i dialogut nuk është Kosova, është Serbia. Serbia dialogun si shtet imperialist i shekullit XIX, që mendon se nuk e ka humbur, por e ka humbur përgjithmonë. Rugova mund të kishte qenë një dialogues shumë i mirë, por veshi i Serbisë mund të kishte qenë njësoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy