Polici godet me makinë një motor në hyrje të Korçës, vdes 60-vjeçari, plagoset efektivi

Polici godet me makinë një motor në hyrje të Korçës, vdes 60-vjeçari, plagoset efektivi

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor pranë fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

 

Në këtë ngjarje është përfshirë një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte lënë shërbimin zyrtar. Gjatë udhëtimit me automjetin e tij privat, efektivi ka përplasur një motomjet që qarkullonte në të njëjtën rrugë.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. 

 

Ndërkaq, punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e para procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy