Qëndrimet kundër për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ Kalemaj: Influenca e Escobar është më e madhe se e një deputeti apo ministri të Jashtëm të BE-së

Qëndrimet kundër për anëtarësimin e Kosovës në KiE/ Kalemaj: Influenca e Escobar është më e madhe se e një deputeti apo ministri të Jashtëm të BE-së

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e lajmeve në MCN Tv se pesha e fjalëve të Gabriel Escobar është më e rëndësishme sesa e një ministri të Jashtëm të BE-së, duke qenë se nuk është thjesht një drejtor në DASH, është personi përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për çështjen Serbi-Kosovë.

Duke folur për qëndrimet kundër për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Kalemaj tha se gjërat duhen parë në kontekstin që janë dhe se fjala e një deputeti të caktuar nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të një vendi.

 

Escobar ka pasur të njëjtat deklarata në vijimësi, ka treguar koherencë në lidhje me ato që ka thënë dhe herë të tjera. Këtë gjë ka thënë dhe Blinken, O’ Brien. Nuk janë deklarata individuale të një zyrtari të caktuar, por qëndrime publike të SHBA-së në lidhje me situatën në rajon dhe për marrëdhënien Kosovë-Serbi. Nuk kemi risi. Kanë thënë që Kosova mbetet aleat i pakundërshtueshëm.

Ata kanë treguar që kanë një lloj tensioni, moskuptimi me Kurtin dhe qeverinë e tij, dhe vizita e fundit e Escobar u parapri nga deklarata të ashpra nga Brukseli.

Ai gjeti kohë të shkonte në Pejë, në Deçan, të takonte komunitetin serb, takoi Osmanin dhe tha që është garantuesja e marrëdhënieve Amerikë-Kosovë dhe në fund me Kurtin bëri një takim me 2 orësh, nuk pati konferencë për shtyp, deklarata tregon që nuk është arritur dakordësia. Dhe dje dhe sot ka lënë të që s’ka dakordësi me Kurtin për Asociacionin dhe s’kemi përparime domethënëse për çështjen e denarit.

Ka shumë deputetë që kanë folur. Kemi një deputete shumë të njohur në Britaninë e Madhe, Alicia Kerns e cila ka shprehur në shumë raste mbështetjen për qeverinë e Prishtinës , ka ngritur akuza ndaj Vuçiçit.

Por, gjërat merren në kontekstin që janë, nuk mund të jetë të barazvlefshme çfarë thotë një deputet i caktuar, gjerman apo i një nacionaliteti tjetër dhe si  shprehet Ministria e Jashtme e atij shteti, si shprehen emisarët më të lartë të ngarkuar.

Escobar nuk është thjesht një drejtor në DASH, është personi përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për çështjen Serbi-Kosovë. Kur flet ai ka influencë tjetër sa mund të ketë qoftë edhe një ministër i Jashtëm i BE-së.

Lidhur me lajmin që po qarkullon në media për ndërtimin e një rezorti në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Trump, Kalemaj tha:

Rama tha para disa ditësh që jam 7 hapa para opozitës, mund të jetë edhe 17 hapa para në kuptimin që ai jo vetëm ka një marrëdhënie të shkëlqyer me administratën Biden, e cila u reflektua dhe me vizitën e  Blinken në Tiranë, dhe mesazhi i tij qe pak a shumë që ne mbështesim Edi Ramën, ndërkohë që flirton hapur me dhëndrin e Trump përmes projektit të Sazanin. Duket se i ka vendosur zaret në të dy fushat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy