
Hap pas hapi, kompania SpaceX po përparon në zhvillimin e raketës së saj të re Starship.
Prototipi i fundit, me numrin serial 15 (SN15), ka përfunduar një ngritje dhe ulje të suksesshme.
Të katër raketat e mëparshme kishin probleme në ulje dhe në fund ato e shkatërruan veten e tyre.

Por SN15 nuk kishte ndonjë vështirësi të tillë, duke bërë një kthim të rregullt dhe të kontrolluar në tokë në strukturën R&D të SpaceX në Teksas.
Një zjarr i vogël u pa në bazën e anijes, por megjithatë u shua shumë shpejtë.
Ka një interes të madh për konceptin Starship që agjencia amerikane e hapësirës (NASA) ka zgjedhur të ulë astronautët në Hënë. Ndërkohë pritet që Starship të zëvendësojë raketat Falcon të kompanisë.
Ndërkohë pronari i SpaceX, Elon Musk, beson se Starshipi i ri 50 metër i gjatë mund t’i bëjë të gjitha më mirë, ndërkohë që beson se teknologjia e re do të çojë njerëzit në Mars.




