“Ishte një tronditje shumë e fortë”/ Bie tërmet 4.4 ballë në Itali

“Ishte një tronditje shumë e fortë”/ Bie tërmet 4.4 ballë në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter tronditi zonën e Ragusas, në Siçili. Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate, me thellësi 30 kilometra.

Tërmeti u ndje nga banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë dalë në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, kanë thënë banorët. Sipas mediave italiane, në zonë nuk janë raportuar dëme material apo për persona të dëmtuar.

Tërmeti u ndje fortë në Sirakuzë, Catania dhe midis Licata (Agrigento) dhe Gelas (Caltanissetta), por edhe në Palermo. Zjarrfikësit informuan se nuk kishte asnjë telefonatë ankthi ose ndonjë dëm të raportuar. Edhe nga kontrollet e kryera nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, nuk u gjet asnjë dëmtim ose të lënduar pas tronditjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy