Koronavirusi, OBSH: Përhapja te fëmijët është rritur me shtatë herë

Koronavirusi, OBSH: Përhapja te fëmijët është rritur me shtatë herë

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar të dhëna të reja mbi pandeminë Covid-19, mbi të cilat ngre alarmin e përhapjes sidomos te fëmijët.

OBSH paralajmëron se numri i rasteve është rritur shtatëfish te fëmijët dhe bebet dhe gjashtëfish te të rinjtë, që nga 24 shkurti i kaluar.

"Kjo prirje mund të shpjegohet, ndër të tjera, me faktorët e mëposhtëm: diagnoza e hershme dhe testimi fillimisht u përqëndruan në identifikimin e rasteve me simptoma të rënda, të cilat shihen më shpesh tek të moshuarit; zbulimi i rasteve më të lehta; më shumë testime; epiqendrat e shpërthimeve që lëvizin në vendet me moshë mesatare më të re; ose një rritje e sjelljeve që shtojnë rrezikun e infeksionit pas lehtësimit të masave të disatncimit social", thotë OBSH.

Aktualisht, infektimi nga Covid-19 është i shpërndarë në këtë mënyrë sipas fashave të ndryshme të moshës: 64% e infeksioneve prekin moshat 25-64 vjeç, 19.4% janë njerëz të moshës midis 65 dhe 84 vjeç, vetëm 3.4% ata që janë mbi 84 vjeç, 1.2% fëmijë deri në 4 vjeç, 2.5% midis 5 dhe 14 vjeç dhe 9.5% midis 15 dhe 24 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy