Llangozi: Urdhra arresti për 6 drejtues të lartë policie, Agasi shantazhonte me video intime (VIDEO)

Llangozi: Urdhra arresti për 6 drejtues të lartë policie, Agasi shantazhonte me video intime (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi paralajmëron arrestimin e gjashtë drejtuesve të lartë të policisë, mes tyre zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si të përfshirë në krimin e organizuar dhe posaçërisht për lidhjet me Ergys Agasin.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Agasi ka filmuar dhe ka menduar të shantazhonte ministret apo drejtoreshën e AKSHI-t dhe drejtoreshën e SHISH me video takimi dhe video intime.

 

Që nga viti 2013 e në vijim Policia e Shtetit nuk funksionon, është kthyer në një organizatë kriminale. Në drejtimin e policisë kemi persona që nuk janë të ndershëm, në përgjithësi drejtuesit e institucioneve nuk janë në atë nivel që duhet. 

 

Unë vlerësoj se personat që zgjidhen në krye të Policisë së Shtetit financohen nga krimi i organizuar, politika dhe interesa të ndryshme. Nga informacioni që unë kam marrë, do goditen 6 funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit si të përfshirë në krimin e organizuar dhe posaçërisht me Ergys Agasin. 

 

Një urdhër e kemi për zëvendrejtorin e përgjithshëm i Policisë së Shtetit që do ekzekutohet arrest me burg dhe pesë drejtues të tjerë. Janë nivel shumë i lartë. Bashkëshortja e bodyguardit të Ergys Agasit, është drejtoreshë e krimit kibernetik. 

 

Te zyra e Agasit kanë shkuar drejtorë policie. Madje ministrin e Brendshëm para Lamallarit, e kanë rrahur në zyrë. Kemi video pafund dhe me afera seksuale. 

 

Bëhet fjalë për disa video që Agasi i ka filmuar dhe ka menduar t'i shantazhonte ministret apo drejtoreshën e AKSHI-t dhe drejtoreshën e SHISH dhe aktualisht shantazhoheshin me video takimi, video intime. 

 

Një drejtor policie që të shkojë në një vend që kemi të bëjmë me krimin organizuar, mendoj se krimi ka rënë. I gjithë AKSHI ka qenë në dorën e një personi që kryente aktivitet kriminal. Si mund të jetë pjesë e AKSHI-t ky anëtar? 

 

Te dosja e madhe kemi të bëjmë me skandale seksuale pa fund dhe video korruptive pa fund. Po erdhi Agasi në Shqipëri, duhen hedhur çelësat në det. Ka afera pa fund korruptive. 

 

Vetë Agasi kishte kënaqësi pa fund se filmonte vetë aferat korruptive dhe seksuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy