Pirja e të paktën katër filxhanëve çaj në ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Kjo është ajo që doli nga një studim i pabotuar ende por i paraqitur në një kongres autoritar, i kryer mbi të dhënat e mbi 1 milion pjesëmarrësve.
Shkencëtarët arritën në përfundimet e tyre pasi kryen një rishikim të plotë sistematik me të dhëna nga rreth njëzet studime grupore (të publikuara deri në shtator 2021) që vlerësuan lidhjen midis konsumit të çajit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2.
Në total, të dhënat e 1,076,311 njerëzve nga tetë vende, të gjithë të moshës 18 vjeç e lart, ishin të përfshirë.
Duke krahasuar të dhënat, lidhur me stilin e jetës, gjininë, moshën, modelet e të ushqyerit dhe më shumë, u zbulua se për çdo filxhan çaji të pirë çdo ditë (mbi 10 vjet) rreziku i zhvillimit të diabetit u ul me 1 për qind, duke shkuar në 2 për qind me 2 gota në ditë, 3 për qind për 3 filxhanë dhe 17 për qind për të paktën 4 gota.
Në praktikë, ka pasur rritje lineare ndërmjet konsumit dhe uljes së rrezikut. Llojet e çajit të dobishëm të treguar nga studiuesit janë çaji jeshil , çaji i zi dhe çaji kinez, i cili në thelb është një terren ndërmjet dy të parëve (është pjesërisht i oksiduar, kundrejt çajit të zi plotësisht të oksiduar).
“Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar dozën e saktë dhe mekanizmat pas këtyre vëzhgimeve, gjetjet tona sugjerojnë se pirja e çajit është e dobishme në reduktimin e rrezikut të diabetit të tipit 2, por vetëm në doza të larta (të paktën 4 filxhanë në ditë)” , tha profesori Li në një deklaratë për shtyp.
Disa studime në të kaluarën kanë përcaktuar përfitimet e mundshme të çajit për shkak të substancave të shumta antioksidante, anti- inflamatore dhe antikancerogjene të pranishme, por ka pasur pak hetime të lidhura me diabetin.



