Irani: Avionin nuk e rrëzuam ne, “Boeing” të hetojë vetë

Irani: Avionin nuk e rrëzuam ne, “Boeing” të hetojë vetë

Irani fton teknikët e Boeing të marrin pjesë në hetimin mbi aeroplanin ukrainas që u rrëzua në Teheran mëngjesin e së mërkurës, ngjarje që sipas inteligjencës nga disa vende perëndimore ndodhi për shkak të goditjes gabimisht nga një raketë iraniane. Zëdhënësi i qeverisë së Teheranit, Ali Rabiei, bëri të ditur kërkesën e Iranit drejtuar kompanisë “Boeing”. Republika Islamike e ka mohuar dërgimin e kutive të zeza në “Boeing” dhe SHBA.

"Një gjë është e sigurt: ky aeroplan nuk u godit nga një raketë", tha presidenti i Organizatës së Aviacionit Civil Iranian, Ali Abedzadeh, në një konferencë për shtyp duke mohuar pretendimet sipas të cilave avioni u rrëzua gabimisht nga një raketë iraniane.

Një video e publikuar nga New York Times tregoi momentin kur “Boeingu 737” ukrainas u godit nga një raketë disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit. Imazhet tregojnë se si raketa goditi aeroplanin pa shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm të avionit, i cili vazhdoi të fluturonte për disa minuta më shumë, duke u përpjekur të kthehej në kryeqytetin iranian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy