Politika gjatë vitit 2022/ Kalemaj: Presidenti ri zhgënjyes, Ballkani i Hapur u kthye në Ballkan të Mbyllur!

Politika gjatë vitit 2022/ Kalemaj: Presidenti ri zhgënjyes, Ballkani i Hapur u kthye në Ballkan të Mbyllur!

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv disa nga zhvillimet më të rëndësishme politike në Shqipëri përgjatë vitit 2022. Ndërsa analizoi mesazhin e ministres Xhaçka për fundvit, Kalemaj vë në dukje që nuk u përmend Kosova si dhe çështja e kapjes së kapitujve të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së.

Janë urime standard të fundvitit, por u vu re mungesa e çdo lloj reference për Kosovën dhe çështjes së hapjes së kapitujve të integrimit europian. Janë çështje që s’mund të kalohen. Kosova po kalon sfida të jashtëzakonshme. Shqipëria është pozicionuar si të ishte vend skandinav me Kosovën, përfshi deklaratat e Xhaçkës! Çështja e kapitujve është gjithashtu tejet e rëndësishme, sepse Shqipëria s’ka problemet e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë dhe mund të avanconte kollaj në negociata. Janë dy mungesa të rëndësishme dhe që mund të përmendeshin qoftë edhe simbolikisht”.

Lidhur me marrjen e Presidencës nga Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, politologu thotë:

Çështja e lobimit në Këshillin e Sigurimit ka filluar që me qeverinë Berisha. Është një çështje që ka të bëjë me disa faktorë, lobimin e qeverive, një proces që fillon shumë më parë për t’u materializuar, dhe e treta gjeografia, gjithmonë zgjidhet një shtet nga Europa Juglindore, dhe kësaj radhe i takoi Shqipërisë”.

Sa i takon “Ballkanit të Hapur”, Kalemaj tha se nisma është shndërruar tanimë në “Ballkanin e Mbyllur”, pasi po shihet gjithnjë e më tepër me skepticizëm, dhe ka një rigjallërim të Procesit të Berlinit.

Arkitektët dhe nxitësit të ‘Ballkanit të Hapur’ gjithmonë e më tepër po e shohin me skepticizëm projektin, ku i vetmi entuziast është Serbia. Ka asimetri në tregti sepse Serbia është vendi kryesor prodhues në industri dhe bujqësi, është edhe gjeopolitikisht në avantazh të Serbisë. Nuk ka qenë asnjëherë e qartë çfarë përfitonte Shqipëria. Shqipëria s’ka qenë pjesë e luftërave dhe ne e kemi shitur si nxitje të integrimit europian, ndërkohë që është tjetër gjë integrimi europian. Procesi i Berlinit shoqërohet me një faturë të ndjeshme financiare, ndërsa këtu kemi më shumë efekt propaganda se sa të mira konkrete. Kohët e fundit kemi rigjallërim të Procesit të Berlinit”.

Politologu thotë se prej vitesh Rama qeveris i vetëm dhe ka pak vend për entuziazëm lidhur me të ashtuquajturat “arritje të qeverisë”.

Z. Rama s’ka kapur këtë vit gjithçka, ka disa vite që qeveris krejt i vetëm. Në zgjedhjet e fundit s’pati kundërshtar përballë, në këto zgjedhje hyri i avantazhuar për shkak të dobësive strukturore të opozitës. Ndihmoi rrjeti i patronazhistëve, klientela. Ka ndodhur një krizë ekonomike, kemi një shpopullim në rritje, është një shifër tronditëse për popullatën e Shqipërisë. Ka pak vend për entuziazëm për arritjet e qeverisë dhe pak vend për shpresë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse gjërat shkojnë siç janë, qeveria që bën edhe qoka të fundvitit, paketa modeste, gjithsesi mund t’i rezultojë një plus në këtë vit zgjedhor”.

Një President zhgënjyes e konsideron Kalemaj kreun e shtetit Begaj, duke theksuar s’e nuk ka më balancë pushtetesh.

Presidenti i ri ka qenë zhgënjyes, s’kemi më balancë të pushteteve. Meta edhe pse ishte Presidenti më politik, vendoste deri diku një farë ekuilibri politik. Duke marrë edhe Presidencën, ose duke qenë Presidenca apatike lidhur me zhvillimet, madje i kanë hequr edhe medaljet, tashmë i jep kryeministri medaljet dhe çmimet, dhe këto janë për efekt elektoral. Se kuptoj çfarë roli mund të ketë Presidenti sot?!”

Ndërsa drejtësinë ai e konsideron një “bast të madh”, duke vënë në dukje pritshmëritë e larta për drejtuesin e ri të SPAK-ut.

Është një bast i madh. Ka një pritshmëri të madhe për kreun e ri të SPAK. Nuk është më alibia që s’ka qenë e konsoliduar BKH. Basti është te këto institucione se sa do arrijnë realisht ta dënojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vlen të veçojmë GJKKO-në, që në disa raste ka tejkaluar edhe SPAK-un. Duhen parë veprime konkrete që japin shpresë se diçka do ndryshojë në luftën kundër korrupsionit”.

I pyetur mbi opozitën, Kalemaj thotë se nëse ajo nuk bashkohet dhe merr së paku 25 bashki, mes të cilave Elbasanin dhe Durrësin, do të konsiderohej e humbur në zgjedhje.

Ajo që ka rëndësi për votuesin demokrat, anëtar, simpatizant, apo votues i zhgënjyer nga qeverisja, është a do jenë bashkë si vota dhe a do përmbysin keqqeverisjen e Ramës? Nëse opozita s’ia del të fitojë 25 bashki, dhe s’ia del të fitojë as bashkitë e mëdha, Elbasan, Durrës, atëherë opozita ka humbur. Problem nuk është kujt i ngelet faji, se faji është relativ, por problem është a do fitojë opozita mbi 25 bashki. A do arrijë të mbahet Shkodra. Zhvillimet e kohëve të fundit tregojnë që edhe Shkodra është e kërcënuar, me dy mijë vota u nda në zgjedhjet e fundit. Dhe a do merren një apo dy bashki të Shqipërisë së mesme. Ky është basti i opozitës. Gjiknuri ka thënë që janë 20 bashki që do fitojë opozita, dhe 41 bashki mazhoranca. Nëse kjo ndodh është fitorja e deklaruar e PS. Do ishte skenari më i keq i mundshëm, që pas dy zgjedhjeve lokale dhe dy zgjedhjeve të përgjithshme opozita të humbasë sërish”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy