Komisioni Hetimor miraton raportin përfundimtar: Presidenti nuk shkarkohet (VIDEO)

Komisioni Hetimor miraton raportin përfundimtar: Presidenti nuk shkarkohet (VIDEO)

Komisioni i Posaçëm Hetimor për Ilir Metën diskutoj sot raportin që do i dërgojë Kuvendit për votim.

Maxhoranca i qëndroj deri në fund tërheqjes së saj për të mos e shkarkuar Presidentin Ilir Meta, siç e kishte njoftuar në raportin paraprak të miratuar në 17 korrik në Komision Hetimor.

Sipas gjetjeve të këtij raporti me 48 faqe, nuk është konstatuar se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda që të justifikojë shkarkimin e tij nga detyra.

Megjithatë brenda shumicës nuk ishin të gjithë dakord me raportin e hartuar seancën e kaluar nga repaltorja socialiste Klotilda Bushka që tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit dhe kërkon hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit. Ndërsa kreu i komisionit Ulsi Manja ka treguar procedurën, deputetët kanë qenë të ndarë pro dhe kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Deputeti socialist Bashkim Fino tha se nuk mund të krijohen struktura parlamentare për t’i vënë notë në sjellje Presidentit duke ironizuar se ndoshta duhet t’i kërkojmë fale shokut Meta për besdisjen.

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri tha se është për shkarkimin dhe iu kërkoi 55 deputetëve që votuan ngritjen e komisionit të mos e nxijnë faqen para shqiptarëve.

Alket Hyseni tha se mandati i këtij komisioni nga parlamenti nuk është për shkarkimin dhe se s’mund të marrë rolin e një gjykate.

Mirëpo vihet re se thuajse një vit më pas të njëjtët deputetë që votuan pro, “jo vetëm ndryshuan mendje dhe qëndrim politik duke u tërhequr nga kërkesa për shkarkim, por madje deklaruan se nuk kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit, por vetëm hetimin e tij”.

Me 6 vota pro dhe asnjë abstenim,  Komisioni Hetimor miratoi raportin që do i dërgohet Kuvendit ne seance te posaçme.

Një vit më parë 55 deputetë të Kuvendit ishin të bindur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy