KQZ i heq mandatin Rroshit Selamit dhe Tahirit

KQZ i heq mandatin Rroshit Selamit dhe Tahirit

Komisioni Qëndror i Zgjedhdjeve në mënyrë unanime ka vendosur heqjen e mandatit për kryebashkikun Elvis Rroshi, si dhe për deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e KQZ, ku pas shqyrtimit të dokumentave të paraqitura nga Prokuroria, u vendos që të ndërpritet mandati i kryebashkiakut Roshi, si dhe dy deputetëve Tahiri e Selami.

Teksa lexoi vendimin e marrë nga të gjithë anëtarët, Kreu i KQZ-së Denar Biba, sqaroi se për Rroshin dhe Selamin, të gjithë anëtarët e Komisionit kanë qenë dakord. Ndërsa në rastin e Tahirit, kanë dalë kundër anëtarët Osmanaj, Zguri dhe Shtjefni.

Kështu duket se ka marrë fund, “telenovela” e mandatit të Rroshit, i vënë disa herë nën akuzë dhe në replia politike, lidhur me të shkuarën e tij kriminale, ku rezulton i dënuar për trafik droge dhe përdhunim. 

Më parë duke marrë fjalën Osmanaj tha se ishte dakord me vendimin e prokurorisë dhe kërkoi ndalimin e mandatit përjetë për Rroshin.  Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy