Vizat dhe taksa, Haradinaj dhe Merkel takohen sërish në qershor

Vizat dhe taksa, Haradinaj dhe Merkel takohen sërish në qershor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet me kancelaren Angela Merkel më 6 qershor.

Zhbllokimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës n100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës pritet të jenë temat që do të diskutohen në takim. 

Zyrtarë nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, të kontaktuar nga gazeta “Zëri”, kanë thënë se Haradinaj në këtë takim do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Haradinaj do ta vizitojë Gjermaninë me ftesë të Bundestagut. Vizita dyditore do të nisë me pjesëmarrjen në ‘Lutjet e mëngjesit’, që organizohen atje. Axhenda parashikon takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor një takim pune me kancelaren Merkel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy