Berisha mbledh kryetarët e degëve: Alibeaj ‘bilbion’ ashtu siç i thotë Rama

Berisha mbledh kryetarët e degëve: Alibeaj ‘bilbion’ ashtu siç i thotë Rama

Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve.

Në mbledhjen po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dala nga zgjedhjet që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit gjatë muajit prill.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takim me kryetarët e degëve të kësaj partie akuzoi kreun e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj se “bilbion ashtu siç i thotë Rama”.

Këtë gjendje të PD-së e krijuan pazaret me qeverinë. Edi Rama vazhdon dhe sot me 2-3 individë. I merr si përfaqësues të opozitës, për turpin e tij, për të dëshmuar se është një pinjoll i bllokmenëve hoxhistë. I thotë shqiptarëve se bordet janë komuniste, por janë të mira”.

Sipas kreut të PD-së vendi sot është një një emergjencë kombëtare.

Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për momentin PD ka 2 armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazarate e pandershme dhe të turpshme të ushqeheqjes, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund t'ju jap 1 shembull, aktualisht një nga mbështetësit e Bashizmit, ish kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore.

Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi sic i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është problem serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje, është e vërtetë që këtë e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve që nga shtatori e deri më sot. Ata presin udhëheqje dhe drejtim nga ne, revolta dhe pakënaqësia ndaj regjimit zgjedh dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të qytetarëve pa parti. 

Sipas tij, vetëm në tre muaj qytetarëve iu janë plaçkitur 340 milionë euro me çmimet që kanë diktuar. 

A do vijomë të qëndrojmë ne vetëm me deklarata në Facebook e dalje televizive para faktit tragjik të përdorimit të tiranisë së çmimeve kundër qytetarëve shqiptarë nga qeveria?

Bordet janë komuniste…vetëm në tre muaj qytetarëve iu janë plaçkitur 340 milionë euro me çmimet që kanë diktuar. Po, qeveria merr 150 lekë më shumë për litër nafte TVSH.

Ne kemi një terren të jashtëzakonshëm, një terren që pret vetëm veprimin tonë.

Ajo që ndodh sot me shqiptarët nuk ndodh me asnjë komb tjetër

Në fokus të mbledhjes së sotme është riorganizimi i strukturave për zgjedhjet vendore të vitit 2023, ku në shtator ‘Rithemelimi’ pritet të zhvillojë primaret për krerët e bashkive që do të kandidojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy