
Njëmbëdhjetë njerëz, që mendohet të jenë emigrantë, vdiqën në Greqi të shtunën kur automjeti i tyre u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët, tha policia.
Mikrobusi që transportonte emigrantët u përplas kokë më kokë me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët.
Shoferi i kamionit arriti të shpëtojë pas përplasjes, ndërsa personat në automjetin tjetër u bllokuan dhe vdiqën nga flakë, bën me dije policia, raporton Reuters.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i mikrobusit lëvizte me shpejtësi tepër të lartë dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me maunen.
Ende nuk dihet nga cilat vende ishin emigrantët që humbën jetën në aksidentin tragjik, por mediat greke raportojnë se me shumë gjasë ata kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko-grek.



