Tensionet dhe lëngu i hedhur në Kuvend, nën hetim Elda Hoti dhe 6 deputetë të PD/ Emrat

Tensionet dhe lëngu i hedhur në Kuvend, nën hetim Elda Hoti dhe 6 deputetë të PD/ Emrat

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas tensioneve të një dite më parë në Kuvend, ku në sallën e seancave deputetja demokrate Elda Hoti hodhi lëndë të lëngshme, ndërsa jashtë sallës deputetët opozitarë u përplasën me efektivët e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për Elda Hoti, 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Procedimi nisi dhe për Flamur Nokën, 53 vjeç, Bledion Nallbati, 38 vjeç, Gazmend Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputetja Elda Hoti, ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi, dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy