Arrestohet ish-deputeti I Partisë Socialiste Hamit Kosta. SIpas policisë, ish-deputeti u arrestua pas denoncimit nga ish-partnerja e tij E.T në Elbasan. KJo e fundit mësohet ta ketë denoncuar për kërcenim me armë dhe terrorizim.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit. Dyshohet se Kosta i është afruar ish-bashkëjetueses me automjetin e tij, tip “Hammer” dhe i ka treguar edhe armen e zjarrit. Nuk dihet ende pse ka lindur konflikti mes tyre. Kosta ka qenë deputet i PS-së, deri në vitin 2008, kur iu bashkua PDK-së.



