Bashkimi Evropian mbron veçantinë e Vespa Piaggio, duke e shpallur të pavlefshme modelin e regjistruar nga një entitet kinez.
Këtë e ka njoftuar grupi Piaggio, duke raportuar se divizioni i pavlefshmërisë së Zyrës së Pronës Intelektuale të Bashkimit Evropian (Euipo) deklaroi modelin e regjistruar nga një person me kombësi kineze të pavlefshëm, të përdorura për të justifikuar prodhimin e skuterëve të ngjashëm me Vespa dhe të ekspozuara në shfaqjen për mjetet me dy rrota, Eicma 2019, të cilat u hoqën nga autoritetet kompetente të organizatës Fiera me iniciativën e Piaggio.
Modeli original i Vespa është i ruajtur dhe mbrohet nga të drejtat e autorit, një ikonë e stilit e krijuar në vitin 1946. Grupi Piaggio prej vitesh ka marrë përsipër të monitorojë cënimin e origjinalitetit të Vesapas.



