
Shqiptarët nga të gjitha trevat e nderojnë këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.
Qytetarë të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova, për mikrofonin e “MCN Live”, shprehën emocionet e tyre për festën, duke e cilësuar Vlorën si qendrën e krenarisë së të gjithë shqiptarëve.
Qytetarë nga Mallakastra:
Është festë e shënuar. Na kujton flamurin bizant që nga koha e Skënderbeut dhe më pas flamurin e Ismail Qemalit në Vlorë. ‘Shqipëri, shkëmb e gur; vritesh, pritesh për flamur’.Qytetare nga Drenica:
Kam ardhur në Vlorën heroike. Është hera e parë që vij për këtë festë dhe ndihem shumë e gëzuar. Vlora është e të gjithëve.Qytetar nga Dragashi:
Çdo vit vij këtu për 28 Nëntorin. Këto ditë i festojmë kudo ku ka shqiptarë dhe ua urojmë të gjithëve.Qytetarë nga Prizreni:
Po e shënojmë këtu këtë përvjetor. Vlora për ne shqiptarët e Kosovës ka qenë gjithmonë simbol krenarie.Qytetar nga Podujeva:
Kemi ardhur edhe herë të tjera. Kjo ditë ka shumë rëndësi për ne, sepse në Kosovë e kremtojmë si festë kombëtare, pavarësisht se ku jetojmë.



