Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për rritjen e pagave për funksionarët e lartë politikë. Ai u shpreh se prokurorët s’mund të paguhen më shumë se Presidenti, apo gjykatësit më shumë se ministri i Drejtësisë.
Rama e ka konsideruar hipokrizi e deputetit të opozitës Dashnor Sula që thotë se shtesën e pagës do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin.
Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh Presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres.
Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë se ministri i Drejtësisë. Mund ta kenë punë me stres, por nuk mund të bëhet. Hajde të vendosim që deputetët të paguhen me pagë minimale dhe shtesën ta çojmë për jetimët. Çfarë stresi më të madh keni ju se sa ata që punojnë në fason?! Me shqiptarët kush i merr për budallenj dhe kollaj, mund të gënjej disa për një farë kohe, por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër dhe pastaj firojnë ata dhe nëse do ta vazhdoni këtë, hajde dhe sa herë rritet paga minimale dhe rritet dhe paga e deputetëve automatikisht. Pozicioni im ka qenë që pagat duhet të jenë në piramidë. Deputetit për misionit që ka, punën që i kërkohet, meritojnë pagën e propozuar, kjo nuk diskutohet”.



