Resort gjigant në Sarandë/ Xama: Mungon konsultimi publik, shqetësim miratimi në fshehtësi

Resort gjigant në Sarandë/ Xama: Mungon konsultimi publik, shqetësim miratimi në fshehtësi

Gazetarja Ola Xama për resortin gjigant turistik në Sarandë me sipërfaqe 680 mijë metër katrorë me vila, apartamente dhe një port jahtesh, thotë se Këshilli Kombëtar i Territorit i bën mbledhjet e mbyllura dhe shpesh afati kohor i mësimit të vendimeve është i vonë për t’u kontestuar.

Nga studio e “MCN Economy”, ajo ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit publik, pasi preket një gji i virgjër si ai i Krorëzës.

Xama ngriti shqetësimin se si mund të miratohen vendime të tilla në mënyrë tërësisht të fshehtë.

Në vijim ngriti frikën se Jugu po kthehet në variantin e Golemit.

Rëndësi ka që studio të ketë bekimin e atij që miraton lejet dhe leja më pas merret nga KKT. Studiot e arkitekturës rekomandohen nga Kryeministri që është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit.

Problem është mungesa e konsultimit publik, se kemi të bëjmë me një gji të virgjër. Nuk di të ketë pasur konsultim me banorët e zonës, për shkallën e madhe të intensitetit të ndërtimit.

Është vetë KKT dhe Agjencia Kombëtare e Territorit që duhet të zbardhin lejen dhe se për çfarë volumesh ndërtimore bëhet fjalë dhe sa do të jetë ndotja.

Më parë nga KKT ka pasur disa prezantime që ishin të hapura dhe për mediat, tashmë KKT i bën të gjitha mbledhjet me dyer të mbyllura dhe njoftohet që rendi i ditës ka qenë ky.

Është njoftim modest që mungojnë informacione që ne i marrim vetë ose nga studiot e arkitekturës ose një ose dy vjet më vonë, që është shumë vonë për të bërë kontestime.

Dhënia e lejeve për këto resorteve nuk besoj se ka si shkak bumin turistik, sepse ka gjëra që duhen bërë më parë sa i takon infrastrukturës.

Kemi probleme me transportin ajror dhe hekurudhor. Patjetër që duhen struktura akomoduese, por çështja është si miratohen lejet për dhënien e hoteleve, apo sa turistë shkojnë në Gjirin e Krorëzës?

A do të jetë e ardhmja e turizmit hoteleri, apo ndërto vila dhe nxirri në shitje? Synimi i të gjithë investitorëve në hotele është të zgjaten ditët e sezonit turistik.

Pa diskutim e ardhmja e turizmit nuk janë vilat. Mbaj mend që Kryeministri ka thënë në një mbledhje KKT-je se ka ardhur koha që të marrë fund turizmi në bregdet i vilave.

Kryeministri tjetër ka thënë dhe tjetër ka bërë. Patjetër që duhet të ketë zhvillime në turizëm, por jo duke bërë masakër mjedisore.

Nuk dimë nëse do ishte më mirë për turizmin aventurierë Gjiri i Krorëzës dhe hotelet të ishin në një distancë, apo duhet të zhvillohet turizmi dembel i resorteve në Turqi dhe ti shkatërron mjedisin.

Ajo që të çon në një destinacion turistik është një ofertë e shumëllojshme që nuk ofron vetëm turizmin detar, por edhe atë malor, kulturor etj.

Nuk besoj se i mungojnë resorteve Kroacisë apo Italisë. Por Italia tregohet se edhe me investime të vjetra të gjithë shkojnë në Itali se ka shumë për të parë.

Shqetësuese është se si mund të miratohen vendime të tilla në mënyrë tërësisht të fshehtë, vetëm kur kalon shikon ndërtimet dhe se e gjithë vija bregdetare është pushtuar.

Frika është a po e kthejmë dhe jugun në Golemin e Durrësit?

Mund të mos lihen më plazhe për publikun, se bashkë me ndërtimin marrin edhe lejen e shfrytëzimit dhe si investitorë strategjikë.

Nga ana tjetër ne nuk dimë edhe burimin e financimit se nga vijnë këto para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy