Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa, për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA thotë se Donald Trump është fitues.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se nga numri i demokratëve dhe republikanëve të regjistruar, janë çregjistruar shumë demokratë dhe janë regjistruar republikanë dhe se në shumë nga shtetet e betejës republikanët janë në epërsi, gjë që tregon se Trump është fitues.
Donald Trump kryeson në të gjithë shtetet e betejës, me përjashtim të Nevadës.
Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, Donald Trump është fitues. Në votën popullore demokratët kanë qenë 6-7% përpara.
Ndërsa tashmë Kamala Harris është vetëm 1%. Ata që urrejnë Trump, këtë radhë të ndryshuar nga kriza nuk do të votojnë.
Në këtë moment Trump është fitues.
Duhet të ishte shumë përpara Kamala Harris që ta cilësoje fituese.
E vetmja shpresë për Harris është rritja e votueseve femra.
Donald Trump ka një 5% të votuesve të heshtur. Votuesit e Trump nuk shfaqen kaq hapur sa demokratët.
Fleta e votimit nuk është si në Shqipëri, plotësohet në vend.



