Gjatë diskutimeve në seancën e sotme për reformën zgjedhore, kryeministri Rama tha se zgjedhjet e 25 qershorit ishin sipas standardeve.
“Jemi ftuar në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans që të jetë. Javën e parë u mor peng foltorja, ndërkohë që nuk ishte kërkuar. Sot është në rendin e ditës është se u kërkua sipas rregullores, por edhe pse që dje formalisht ju jeni, harroni se do të impononi duke bllokuar foltoren dhe ne jemi këtu bashkë me ju në kërkesën tuaj. Jeni bërë shëmbëllytra e shprehjes ‘kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës, ankohet për lirinë e saj’. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet për ta përdorur, aq më shumë çirren se u mungon liria. Në keni përfshirë në çadrën e konfliktit dhe sherrit e baltës. Edhe në raport është e shkruar, procesi ishte në përputhshmeri sipas OSBE dhe standardet për zgjedhje demokratike. Raporti dhe vetë procesi do ta meritonin një diskutim serioz dhe të përgjegjshëm dhe ka shumëçka për të përmirësuar. Ne jo vetëm nuk e bëjmë sot këtë diskutim për shkakun tuaj, se keni dy javë që flisni dhe akoma nuk e keni nisur, pasi jeni bosh lart e poshtë. Nuk jeni as seriozë dhe as të përgjegjshëm. Jeni katandisur si mos më keq”, deklaroi ai.



